Partia Demokratike edhe ditën e sotme ka vijuar të akuzojë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se është nxitësi kryesor i krimit e trafikut të drogës.
Duke u nisur nga numri i madh i ngjarjeve të rënda të ndodhura gjatë ditëve të para të këtij viti, Ervin Salianji, në emër të PD-së tha sot se këto janë prova të qarta që tregojnë se krimi dhe mafia ka kapur shtetin.
“21 viktima në vrasje dhe aksidente në pak ditë. Këto janë ditët më të mira për mafien, sepse mafia ka njeriun e vet në Qeveri, Saimir Tahirin. Larje hesapesh, ekzekutime mafioze, rrëmbime në mes të qytetit. Saimir Tahiri është nxitësi kryesor i krimit, i trafikut të drogës, paligjshmërisë dhe paprekshmërisë së krimit”, tha Salianji.
Demokratët i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit që të zbatojnë ligjin dhe të mos lënë që vendi të shkojë drejt asaj që e quajnë “greminë ku po e çon Tahiri dhe Rama./tesheshi.com/