Nxënësit e shkollës “Akademia ORA” në Prishtinë i kanë bërë një paraqitje ndryshe dhe aspak foklorike Kosovës, në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Ngjashëm në fantazi me NewBorn-in, ata kanë realizuar një instalacion grafik për ta shprehur e përcjellë ndryshe vlerën e Kosovës, tashmë që është e pavarur dhe jo nëndiktatin e Beogradit.
Kosova është paraqitur në formë të një ajsbergu, i cili masën më të madhe e ka të fshehur nën ujë, ndërsa mbi sipërfaqen e ujit shfaqet vetëm maja e tij.
Me këtë, nxënësit kanë simbolizuar pasurinë e madhe nëntokësore të Kosovës, e ku veçohet Trepça, duke pretenduar se pak punohet që të mbetet e jona – paçka vendimmarrjeve ligjore për t’u vlerësuar – dhe që të bëhet fuqi e madhe ekonomike e Kosovës.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij ajsbergu, nxënësit kanë shfaqur dhimbjet dhe vuajtjet mbi të cilat është e ndërtuar Kosova, e të cilat nuk bën të harrohen e të nëpërkëmben, por të cilat duhet të ruhen e të çmohen duke punuar me zell dhe nder.
Brengë tjetër që kanë shfaqur përmes ajsbergut është rinia e Kosovës, e cila ndonëse me kapacitet të madh, sytë i ka të drejtuar kah Perëndimi, pasi që në vendin e tyre nuk po u jepen mundësi të mjaftueshme, trajtim me dinjitet dhe vlerësim të drejtë të bazuar në merita.
Nxënësit e kësaj shkolle shprehën dëshirën e tyre që dëshirojnë të mbeten në vendin e tyre, të punojnë në të, bashkë me familjet e tyre, dhe bashkë me Trepçën e Mitrovicën. /tesheshi.com/
Ndiqni shpjegimin e tyre jo dhe aq fëminor:
https://www.facebook.com/akademiaora/videos/411699066304835/?t=29