Josep Maria Bartomeu, presidenti i klubit të famshëm katalanas, ka reaguar në lidhje me referendumin për pavarësi të mbajtur dje në Katalonja..
Barcelona në ndeshjen e javës së shtatë mposhti 3:0 Las Palmas, në një ndeshje që u zhvillua pa tifozë, për shkak të situatës në Katalonja.
Bartomeu u pyet edhe për çështjen e ngritur së fundi, se në cilën ligë do të luajë Barcelona në rast të pavarësisë së Katalonisë?
“Në rast të pavarësisë, klubi dhe partnerët do të vendosin se në cilën ligë do të luajmë”, është përgjigjur Bartomeu. /tesheshi.com/