Pasuesi i Johannes Hahn, hungarezi Oliver Varhelyi i cili ka marrë postin e Komisionerit për Zgjerim, nga Tirana premtoi hapjen e negociatave muajt në vijim, ku sipas tij Samiti i Zagrbit në maj duhet të vulosë me sukses gjithçka.
“Do të punoj fort me ju që kjo gjë të bëhet realitet. Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati. Ne do të punojmë fortë që kjo të ndodhë përpara samitit të Zagrebit”, tha zyrtari i ri europian në një konferencë shtypi me kryeministrin Rama.
“Duhet ta bëjmë së bashku. Unë do të flasë edhe me opozitën që këtë ta bëjmë sukses”, tha Oliver Varhelyi.
Nga ana e tij, Rama e quajti njeriun e Orbanit “një mik të shqiptarëve”, gjëqë sipas u pa në kontributin për pasojat e tërmetit.
“Që në momentin e parë pas rënies së tërmetit që solli një tragjedi në jetën tonë, u angazhua personalisht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar në mënyrë të drejtëpërdrejë për të marrë informacion mbi ecurinë e situatës, qoftë edhe për të sensibilizuar. Jam i kënaqur që sot e presim si mik të shqiptarëve”, tha Rama. /tesheshi.com/