Veshje pafund kemi prishur, vetëm për shkak të njollave! Edhe nëse mund të pastroheshin fare lehtësisht, kemi qenë vetë ne që i kemi bërë më keq duke përdorur metodën e gabuar.
Njollat e stilolapsit thuhet se janë më të këqijat për t’u pastruar. Zbuloni në vijim dy metoda shumë të thjeshta si të shpëtoni prej tyre pa dëmtuar veshjet tuaja.
1-Vendosni një letër mbi copën e ndotur me njollë stilolapsi dhe me ndihmën e një pikatoreje spërkatni njollën me alkool. Boja duhet të fillojë të shpërbëhet menjëherë dhe në këtë moment ju duhet ta fërkoni me një sfungjer për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm dhe do të shihni se njolla do të jetë zhdukur.
2- Një metodë tjetër efikase është të spërkasni njollën me sprajt, por vetëm nëse përqëndrimi i alkoolit është i lartë! Nëse sprajti nuk përmban alkool, njolla nuk do të largohet. /tesheshi.com/