Pastrimi i lëkurës në mënyrë të ëmbël dhe në të njëjtën kohë në thellësi të poreve të saj, bëhet nëpërmjet aplikimit të avullit.
Për të shmangur harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, ju mund t’i evitoni takimet me estetisten. Pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni dhe ju vetë në shtëpine tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë. Ky sistem mund të përdoret për të gjithë trupin. Kjo lloj teknike pastrimi është përdorur që në kohën e romakëve.
Të mirat primare janë: hapja dhe pastrimi i poreve, pakësimi i qelizave të vdekura, përmirësimi qarkullimin e gjakut, të lejon një pastërti në thellësi të lëkurës dhe është efikase për aknet dhe pikat e zeza. Avulli, përveç të tjerash ndihmon në aksionin e trajtimeve vijuese estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyrale përthithen më lehtë nga lëkura. Produktet eksfoliante (skrabet) dhe masazhi me vajrat apo kremin bimor, japin rrezultat më të mirë pasi është bërë avulli i fytyrës.
Avulli ndihmon edhe në lehtësimin e rrugëve të frymëmarrjes, gjendjet gripale, në lehtësimin e dhimbjeve të kokës e migrenës, qetësimin nervor dhe parandalimin e pagjumësisë.
Por si ta bëjmë avullin?
Për fytyrën mjafton ujë i ngrohtë, disa pika vaj esencial (ose bimë të thata) dhe një peshqir.
- Mbushni një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë.
- Hidhni brenda bimë ose vajra esencialë sipas nevojës./tesheshi.com/