Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bujar Dugolli kujton protestat antiserbe të 97-tës: 1 tetori i kthesës historike, ja ç`ndodhi 18 vjet më parë

by te Sheshi
30/09/2015
in Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Bujar Dugolli kujton protestat antiserbe të 97-tës: 1 tetori i kthesës historike, ja ç`ndodhi 18 vjet më parë

Historiani dhe politikani, Bujar Dugolli, njëherit udhëheqës i Lëvizjes Studentore ka rikujtuar 18-vjetorin e protestave të famshme të cilat vlerësohen si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së. Ai përmes një postimi bërë në Facebook ka treguar orën e fillimit të protestës, ballfaqimin me kordonin e policisë serbe, për intervenimin dhe arrestimet që ishin bërë në atë kohë.

Rrëfimi i Dugollit:

18 Vjet nga 1 Tetori i Kthesës Historike

Kujtim i një fillimi vendimtarë për Lirinë e Kosovës.

Ora e fillimit                    

U nisëm. Teposhtë lagjes “Velania”, nga pjesa veriore e saj. Në udhëkryqin e “Tauk Bahçes”, u ballafaquam me një kordon të madh të policisë special serbe, të pajisur me makineri të blinduar, me armë e shkopinj. Ata, na e kishin bllokuar rrugën andej nga kishim planifikuar të shkonim. U ndalëm përballë kordonit dhe autoblindës. Distanca mes qëndrimit të makinerisë serbe dhe nesh, ishte përafërsisht një metër e gjysmë. Qëndruam të heshtur pa komunikuar asgjë me ta, rreth një orë. Forcat e mëdha serbe, i kishin rrethuar studentët edhe nga pjesët tjera, rrugëve kah hyhej në “Velani”.

Pas rreth një ore, forcat policore serbe filluan të përgatitshin për intervenim. Një helikopter i policisë serbe, fluturonte mbi kokat e protestuese. Autoblinda, filloi të vihej në gatishmëri për të marshuar. U dëgjuan disa zëra në radiolidhjet e oficerëve të policisë, e ata ishin zërat urdhërues për intervenim.

Nuk pati asnjë paralajmërim apo thirrje nga ana e policisë për shpërndarje. Disa çaste para se të intervenohej, kishim planifikuar të uleshim në tokë. Në ato çaste e pyeta rektorin Statovci: “Rektor, a do të ulemi, ashtu siç kemi vendosur në zbatim të platformës sonë?” E pyeta për shkak se ai më dhimbsej, ngase ishte njeri i moshuar, por edhe lëngonte nga një sëmundje e rëndë, më dhimbsej në rast se do të lëndohej, e një gjë e tillë ishte krejtësisht e mundur në situata të tilla.

dugolli

Po si, tha ai. Fjalët e tij, më mbushën forcë. U ulëm dhe u dhamë urdhër të ulen edhe të tjerët, pas nesh. Ne ora 11 e 40 minuta, sapo u ulëm, nga helikopteri filluan të hidheshin bomba me gaz lotsjellës. Makineria e blinduar serbe po ashtu filloi të lëvizte në drejtim tonin. Por, ne nuk ngriheshim nga toka. Para fytyrës sonë, autoblinda u ndal. Ajo, nuk mund të bënte më tutje, se duhej të na shkelte…

Intervenimi dhe arrestimet

Rektori Statovci, në një çast më tha: fituam, e sheh që ne jemi më të fortë se ata. Atëherë, filluan të suleshin drejt nesh kordonet e policisë dhe pjesëtarëve të sigurimit sekret serb, të cilët ishin në rroba civile. Ata, filluan nga ana e majtë t’i kapin një nga një, ata që ishin në rreshtin e parë të protestave. E kapën të parin Albinin, pastaj Dritonin, rektorin Statovci… Radha më erdhi edhe mua. Por, ata më mbyllën si në rreth për të mos u parë nga mediat dhe filluan të më godisnin me shkopinj gome dhe me shqelma. Më kishin goditur aq shumë sa nuk po mund të ngrihesha nga vendi. Nga goditjet që kisha marrë në kokë, kisha humbur ndjenjat. Pas një kohe, e pashë vetën që isha në një kanal, aty afër transformatorëve të energjisë elektrike. Posa dola nga kanali në rrugë, m’u vërsulën prapë disa policë duke më goditur të gjithë njëkohësisht. Duke më tërhequr zvarrë, më dërguan tek një fushë e hapur qe përdorej për lojëra sportive, aty afër dhe më rrahën prapë derisa erdh makina e policisë për të më marrë dhe për të më dërguar në stacionin policor ne Prishtine. Nga goditjet e shumta isha i dërrmuar fizikisht dhe gjurmët e dhunës dhe gjakut shiheshin në çdo pjesë të trupit tim.

Më dërguan në stacionin policor qendror në Prishtinë, e aty i pashë edhe kolegët e tjerë që ishin arrestuar. E pash Albinin, Dritonin, Lulëzonin etj. Të arrestuar ishin edhe rektori Statovci, prorektori Geca. Më futën në një dhomë dhe filluan të më merrnin në pyetje disa punëtorë të sigurimit: një nga një.

Pyetjet e tyre ishin të ndryshme. Ata insistonin të më detyronin të pranoja lidhshmëritë organizative në mes Unionit Studentor dhe UÇK-së. Duke qenë që edhe vëllai im Enveri ishte burgosur në janar të vitit 1997 bashkë me grupin e të rinjve të tjerë, si pjesëtarë të UÇK-së dhe të LKÇK-së, ata donin të më implikonin edhe mua në këto organizime. Unë iu thashë se ne jemi organizatë studentore dhe nuk jemi organizatë as politike, as ushtarake. Torturat fizike dhe psikologjike nga punëtorët e sigurimit serbë, ishin të mëdha, gjatë qëndrimit tonë në arrest.

/tesheshi.com/

Related Posts

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën
Shëndet & Gatim

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata
Të fundit

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!
Bota & Rajoni

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Next Post
Qeverisja e Prishtinës: të dhënat që e nxjerrin lakuriq përballë premtimeve për vende pune

Qeverisja e Prishtinës: të dhënat që e nxjerrin lakuriq përballë premtimeve për vende pune

Marsi ka qenë si Toka: kishte lumenj e oqeane dhe ja çfarë ndodhi… (i njëjti fund edhe për ne?)

Marsi ka qenë si Toka: kishte lumenj e oqeane dhe ja çfarë ndodhi... (i njëjti fund edhe për ne?)

Në ndihmë të refugjatëve: tashmë kushtetuta gjermane dhe në arabisht

Në ndihmë të refugjatëve: tashmë kushtetuta gjermane dhe në arabisht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni