Maqedonia e Veirut po merr masat në luftë kundër lajmeve të rreme, pak pasi kryeministri Zoran Zaev u bë pre e disa mashtruesve rus me të cilët zhvilloi biseda telefonike lidhur me politiken.
Zaev tha se dezinformatat janë sfidat kryesore të demokracisë dhe përmes tyre manipulohen qytetarët, ulet besimi i tyre ndaj institucioneve dhe mediave si dhe bëhen ndërhyrje në proceset zgjedhore.
“Qëllimi ynë është që të përforcojmë sigurinë kombëtare të qytetarëve të shtetit tonë, ta mbrojmë dhe avancojmë demokracinë. Propozim plani për veprim është përmbledhje e proceseve, projekteve, masave dhe rekomandimeve për luftë kundër dezinformatave, i përpiluar si rezultat i ndjekjes së masave të Komisionit Evropian, sektorit të komunikimeve të NATO-s, si dhe komitetit të ekspertëve për gazetari kualitative pranë Këshillit të Evropës”, tha Zaev.
Kujtojmë se në vitin 2016, Maqedonia e Veriut u bë i njohur ndërkombëtarisht për lajmet e rreme, kur u zbulua se nga qyteti i Velesit janë menaxhuar një numër i madh i faqeve dhe profileve të rreme nëpër rrjetet sociale që kanë shpërndarë dezinformata në SHBA gjatë zgjedhjeve presidenciale. /tesheshi.com/