Edi Rama, vetëm pak orë pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta, ka “nxjerrë” nga harresa “Baba Takun”, njeriun misterioz mes PS-së dhe LSI-së, i cili ishte në listat për deputetë të Tiranës i kandiduar nga Rama, por që nuk arrit dot të futej në Kuvend.
Në mënyrë të beftë, pas “qetësisë” nga kreu i shtetit për të pranuar largimin e Visho Ajazit, Edi Rama e ka emëruar Spartak Brahon si Këshilltar të Kryeministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Braho, ishte “në radhë” në listën e PS-së që mund të zëvendësonte Saimir Tahirin, nëse ish-ministri i Brendshëm do të kishte dorëzuar mandatin.
Por sinjali i sotëmi Ramës duket se është edhe një meshazh që nuk do të ketë rrokadë tek deputetët, pra ndryshim të konfigurimit të numrave në Kuvend.
Afrimi i Baba-Takut, mund të merret ose si afrim me Ilir Metën, por mund të jetë edhe një sinjal që kur merr Brahon, kryemimnistri mund të bëjë të njëjtën gjë me deputetët e LSI-së në Kuvend. Interlokutorin adapt për këtë punë e ka tashmë dhe këshilltar. /tesheshi.com/