Goditja financiare e SHBA ndaj Turqisë, ka bërë që dhe Franca të afrohet ndaj kësaj të fundit.
Pas kancelares Merkel, e cila këto ditë ka shkrirë akujt me presidentin Erdogan, është presidenti Macron ai që ka realizuar një bisedë telefonike me kreun e shtetit turk.
Presidentët e të dy vendeve ranë dakord mbi një takim të ministrave të financave, ku ashtu si në rastin gjerman, u theksua se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën.
Siç është vënë re, rënia e lirës turke ka tronditur dhe tregjet europiane. Tashmë monedha turke po e merr veten përballë dollarit, ndonëse në kuota ende të pamjaftueshme, e diktuar kjo nga zhvillimet më të fundit të një ofensive turke shumëplanëshe. /tesheshi.com/