Largimi i Mugabes nga drejtimi i Zimbabves po nxjerr çdo ditë e më shumë në pah se ikja e tij ishte një puç i butë shteti i organizuar nga krerët e ushtrisë dhe i mbështetur nga Kina.
Presidenti i ri i vendit, Emmerson Mnangagwa, i cili ishte kreu i ushtrisë në kohën e Robert Mugabes, ka emëruar një tjetër ushtarak të lartë në postin e zv.presidentit.
Ai është Kostandin Chiwenga, ish-numri dy i ushtrisë i cili drejtoi operacionin e quajtur “Grushti i Bardhë” kundër ish-presidentit 87-vjeçar.
Ndërkohë, edhe në radhët e qeverisë janë emëruar disa ish-ushtarakë të lartë, çka ka rritur dyshimet se tashmë vendi ka rënë në duart e një junte që do të shpallë drejtimin civil.
Por Valerio Sibanda, komandanti i ri i ushtrisë tha se shumë shpejt forcat e armatosura do t’ja kthejnë autoritetin policisë, sapo të rivendoset normaliteti. /tesheshi.com/