Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, është dhe Bahreini që ka rihapur ambasadë në Siri, mbyllur gjithashtu në 2011-ën, pas shpërthimit të luftës.
Nga ana tjetër, ambasada siriane në kryeqytetin Manama është funksionale, ndërkohë që sipas zyrtarëve, së shpejti pritet të rivendosja e linjave ajrore mes dy vendeve.
Në tetor, ministri i Jashtëm i Bahreinit Halid bin Ahmed al-Khalifa, u takua përzemërsisht me homologun e tij sirian Valid al-Muallem në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork.
Khalifa më vonë e mbrojti veten duke thënë se ishte takimi i paplanifikuar dhe e quajti Sirinë “një komb arab vëllazëror “.
Rihapja e dy ambasadave në Damask nga vendet e Gjirit, shihet si çarje e izolimit diplomatic arab ndaj Bashar al Assadit. Siria e lënë jashtë Ligës Arabe 22-anëtarëshe, si dhe përballet me sanksione dhe dënime për përdorimin e forcës ushtarake kundër opozitës. /tesheshi.com/