Pas Carajve dhe Grekajve në Thumanë, radhën për të shkuar familjarisht në “banesën e fundit” e kanë patur Lalajt, banesa e të cilëve te “Këneta” në Durrës u shemb duke zënë poshtë të mëdhenj e të vegjël.
Aty humbën jetën 8 anëtarë, nga gjyshja 79 vjeçe, e deri një foshnje 2 vjeçe. Trupat e tyre u vendosën për homazhe në ambientet e Pallatit të Kulturës, për t’u përcjellë më pas drejt varrezave.
Tragjedia e familjes Lala me origjinë nga Dibra, ishte dhe më e rënda e pasojave të tërmetit, e ngjashme me atë të Carajve në Thumanë.
Ja kush u shua nën gërmadha:
Sahadete Lala 79 vjeç – (gjyshja)
Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat
Marjeta Lala me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Dionis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
Amelia Lala 8 vjeç
Griselda Lala- 22 vjeçe (motra e Ramë Lalës që shpëtoi). /tesheshi.com/