Pak orë pasi Trump-i dhe Erdoğan-i biseduan në telefon, njoftohet se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, do të jetë në Turqi të enjten.
Kjo do të jetë vizita e parë jashtë SHBA-së e shefit të CIA-s që prej emërimit të tij në detyrë.
Dy çështjet kryesore që pritet të bisedohen mes shefit të CIA-s dhe zyrtarëve turq janë ato mbi PYD-në e YPG-në, degën siriane të PKK-së, si dhe mbi FETÖ-n, organizatën terroriste gyleniste.
Dy çështje për të cilat ka patur deri fërkime mes SHBA-së e Turqisë, e që pritet të marrin zgjidhje me nisjen nga puna të administratës së re amerikane.
Sipas burimeve të presidencës turke, për vizitën e drejtorit të CIA-s është vendosur në bisedën telefonike mes dy presidentëve. /tesheshi.com/