Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i kanë çelur rrugën për anëtarësimin në BE këtë të hënë, Bosnjës, duke nënshkruar një pakt ekonomik dhe tregtar me këtë shtet, pasi drejtuesit e tij janë zotuar për implementimin e një sërë reformash politike.
Ministrat e Jashtëm bënë me dije se premtimi për reforma i bërë nga Bosnja, janë është mëse i mjaftueshme për të nënshkruar dhe implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me ish republikën Jugosllave, marrëveshje e cila ka qenë në pritje qysh prej vitit 2008.
Katër vite më parë avancimi i Bosnjës për në Bashkimin Europia u bllokua, pas dështimit për të adresuar në vitin 2009 në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut disa çështje politike, të lidhura më së shumti me kushtetutën e shtetit.
Në atë kohë, Gjykata vendosi që presidenca e Bosnjës duhet të jetë e hapur edhe për grupe të tjera në vend që i takojnë minoriteteve dhe jo vetëm presidentë Koratë, Serbë dhe Boshnjakë./tesheshi.com/