Dy sarajevas, ku njëri ishte i plagosur dje tjetri shpëtues i tij, u takuan pas 25 vitesh. E kjo falë rrjeteve sociale.
Xhevad Pintol dhe Ismet Mrçeviç, i pari i plagosuri gjatë rrethimit të tmerrshëm serb të kryeqytetit boshnjak, e dyti njeriu që e shpëtoi, nuk ishin njohur kurrë me njëri-tjetrin, edhe pse në një moment lufta i kishte vënë aq pranë.
“Ndonjëherë, kur kam shumë dhimbje, nuk mendoj se ai duhet të më kishte shpëtuar. Ai duhet të më linte të vdisja. Por sot jam i lumtur që më shpëtoi. Faleminderit!” tha Pintol.
Si kujtesë, një foto e luftës nga Sarajeva e rrethuar ishte postuar së fundmi në faqen e Facebook-ut të Spotted Sarajevo, ku tregonte njeriun e plagosur dhe shpëtuesin e tij. Duke konsideruar që ata nuk e njihnin njëri-tjetrin para këtij momenti, dhe madje edhe në periudhën pas luftës, njeriu i shpëtuar vendosi të kërkonte atë që mundësoi të vijonte jetën.
“Përshëndetje miq! Kushëriri im është duke kërkuar për këtë njeri që e shpëtoi atë nga plagosja”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së publikuar.
Menjëherë pas njoftimit, Ismet Mrçeviç u shfaq në komente, i cili, siç doli, shpëtoi jetën e Xhevad Pintol. Pas pak, Pintol iu përgjigj komentit të Mrçeviç, e më pas u bë i mundur takimi mes tyre. /tesheshi.com/