Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Parlamenti i ri, surpriza e seancës së parë: anti-komunisti Romeo Gurakuqi, “krah” ish-punistit Gramoz Ruçi

by te Sheshi
09/09/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Parlamenti i ri, surpriza e seancës së parë: anti-komunisti Romeo Gurakuqi, “krah” ish-punistit Gramoz Ruçi

Pse opozita zgjodhi  si “antidot” të Gramoz Ruçit historianin Romeo Gurakuqi, një ish-të përndjekur politik dhe si u spastruan dy grupet e mëdha parlamentare nga “xhaketat e vjetra”?

Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit e nis punën  këtë të shtunë, 9 shtator 2017, me disa risi.

Risia e parë e njohur tashmë për publikun është kryetari i ri i këtij Kuvendi i propozuar nga partia në pushtet, ajo Socialiste, por i kundërshtuar fort nga opozita e djathtë. Bëhet fjalë për Gramoz Ruçin, ministër në qeverinë e fundit të Ramiz Alisë para se të binte sistemi komunist, një njeri që nuk ka mbajtur asnjë post publik që prej asaj kohe.

Opozita e akuzon Ruçin si komunist dhe e quan provokim të kryeministrit Edi Rama rikthimin e tij si kryetar Kuvendi. Por meqë opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar këtë kandidaturë nesër gjatë votimit në seancën e parë, ajo ka zgjedhur një strategji për të zbutur ndikimin e tij si kryeparlamentar.

Si antidot të Ruçit, tesheshi.com mëson se PD-ja ka propozuar në detyrën e nënkryetarit të Kuvendit deputetin e ri të Shkodrës, historianin dhe profesorin Romeo Gurakuqi. Pse antidot? Sepse Gurakuqi vjen nga një familje e persekutuar politike gjatë kohës së komunizmit, pra si profil është i kundërti i Ruçit.

Elita e re politike e këtij parlamenti?!

Në pamje të parë ai është i rinovuar me emra të rinj nga të dyja anët, opozitës dhe mazhorancës. Dy grupet e mëdha parlamentari, ai i socialistëve dhe ai i demokratëve, por dhe grupi i tretë për nga madhësia i LSI-së, vijnë me emra të rinj në Kuvend, duke tentuar krijimin e një elite të re politike.

Në të dy krahët ka pasur një spastrim të ndjeshëm të ashtuquajturave “xhaketa të vjetra” që janë në fakt politikanët e karrierës në të dyja partitë.

Atë që Rama e bëri për disa mandate, duke hequr nga listat emrat e themeluesve të partisë deri në një rinovim pothuajse të përgjithshëm të grupit parlamentar, kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha e bëri për një natë.

Me listat e kandidatëve për deputetë, të cilët do t’i ketë afër në Kuvend Basha hoqi të gjitha ata që e sfidonin si personalitet brenda partisë duke nisur nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Arben Imami, Eduard Selami, Ridvan Bode,  Genc Ruli etj., por mbajti Sali Berishën, deputetin veteran të këtij Kuvendi.

Nga ana tjetër Rama këtë radhë i dha lamtumirën Namik Dokles, Arta Dades dhe Valentina Leskajt, por duke vijuar të ruajë një bërthamë të vogël nga ekipi i senatorëve të partisë dhe duke i shpërblyer ata siç ishte rasti i Ruçit, Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos.

Dualiteti Berisha-Basha

Sali Berisha ka qenë për 4 vitet e shkuara opozita e vërtetë në Kuvend. Duke pasur kryetarin e partisë jashtë dyerve të Kuvendit, grupi parlamentar demokrat vijoi të ishte nën hijen e rëndë të ish-kryetarit të saj dhe ai ishte protagonisti kryesor i çdo seance.

A do të ndodhë e njëjta gjë edhe këto 4 vjet?!

Nuk dihet akoma se si Lulzim Basha, kryetari de facto i kësaj partie do ta menaxhojë këtë dualitet me paardhësin e tij, por duke e lënë në listat e deputetëve ka rrezikuar shumë në këtë pikë.

Kush mund ta imgjinojë që Berisha të rrijë urtë në bankën e tij dhe Basha të jetë foltore përballë Ruçit dhe Taulant Ballës nga PS-ja, ku lufta e këtyre të dyve ka qenë gjithmonë me Berishën si kundërshtar.

Edhe nëse Berisha zgjedh të jetë një deputet joaktiv në këtë sesion, i cili mund të jetë i fundit për të në karrierën politike 27 vjeçare, socialistët do tia kujtojnë gjithmonë Bashës se nuk është “kryertari” i plotëfuqishëm i opozitës.

Opozita dyngjyrëshe dhe reformat në pritje

Ku Kuvend ka një shumicë të legjitimuar me vetëm një ngjyrë, atë mavi të Partisë Socialiste, e cila i fitoi vetëm zgjedhjet, por ka dhe dy opozita, PD-në dhe LSI-në, ose opozitën shumëngjyrëshe siç e quan Rama.

Por kryeministri ka si target kryesor opozitën blu, atë të PD-së, me kryetarin e të cilës ka një marrëveshje në fuqi për të kryer disa reforma të mëdha, si ajo kushtetuese dhe zgjedhore, për të cilat duhen shumicë e cilësuar votash.

Do të jetë interesante të shohësh LSI-në me një kryetare të re, pasi themeluesin e saj e ka çuar në zyrën e Presidencës, duke bërë opozitë pasi jetoi për 8 vite në pushtet, njëherë si aleate e PD-së dhe njëherë si aleate e PS-së./tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Zbardhen dokumentet britanike: përplasja mes nacionalistëve dhe Enver Hoxhës, si u la në baltë Abaz Kupi nga …

Zbardhen dokumentet britanike: përplasja mes nacionalistëve dhe Enver Hoxhës, si u la në baltë Abaz Kupi nga …

Marifeti që ju duhet për të gatuar vezë të ziera të shijshme dhe që qërohen kollaj

Marifeti që ju duhet për të gatuar vezë të ziera të shijshme dhe që qërohen kollaj

Bashkëshortët Harvey dhe Irma: e trishtueshme që uraganët të mbajnë emrat tanë!

Bashkëshortët Harvey dhe Irma: e trishtueshme që uraganët të mbajnë emrat tanë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni