Me rastin e rivarrimit të heroit kombëtar Isa Boletini, kanë filluar homazhe në nderim të veprës dhe jetës së tij. Eshtrat e heroit kombëtar po qëndrojnë në hollin e kuvendit ku pas seancës së sotme të Kuvendit lidhur me jetën dhe veprën e heroit kombëtar, Isa Boletini, në orën 14:00 kanë filluar homazhet pranë arkivolit të tij.
Homazhe kanë bërë edhe i pari i qeverisë z. Isa Mustafa si dhe kryekuvendari Kadri Veseli ku kanw vendosur kurorë lulesh duke e nderuar figurën e heroit kombëtar.
Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 17:45, nga deputetët e Kuvendit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë nderime pranë arkivolit të Isa Boletinit./tesheshi.com/