Qeveria e ardhshme britanike duhet të marrë në konsideratë një ndalim ligjor të telefonave celularë në shkolla dhe një ndalim të plotë të telefonave celularë për moshat nën 16 vjeç, sipas një raporti të një komiteti të Dhomës së Komunave Britanike. Ky komitet beson se nevojiten udhëzime më të rrepta për telefonat celularë në shkolla dhe se si të menaxhohet koha para ekranit të fëmijëve në shtëpi për t’i mbrojtur ata më mirë.
Raporti argumenton se koha para ekranit është e dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve dhe se shkollat dhe prindërit kanë nevojë për udhëzime të qarta nga qeveria për këtë çështje.
Në fillim të këtij viti, Ministria e Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi udhëzime për mwsuesit se si të ndalojnë përdorimin e telefonit jo vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe gjatë pushimeve dhe drekës, dhe propozoi lejimin e stafit të kontrollojë nxënësit dhe çantat e tyre për telefona celularë nëse është e nevojshme.
Bordi i Arsimit thotë se kjo nuk mjafton. Raporti thotë se qeveria e ardhshme duhet të konsultohet për rritjen e moshës së “pëlqimit dixhital” nga 13 në 16 vjecc dhe se duhet të marrë në konsideratë një ndalim total të telefonave inteligjentë për moshat nën 16 vjeç, si dhe një ndalim të plotë ligjor të telefonave celularë në shkolla.
Duke vepruar kështu, ata iu referuan rritjes së kohës që fëmijët kalojnë duke përdorur celularët dhe para ekraneve, gjë që çon në sjellje varësie.
Midis 2020 dhe 2022, koha e ekranit thuhet se është rritur me 52 për qind, me një të katërtën e të rinjve që thonë se përdorin pajisjet në një mënyrë të varur.
“Përdorimi i tepërt i ekraneve dhe telefonave inteligjentë ka një efekt të qartë negativ në mirëqenien mendore dhe fizike të fëmijëve dhe të rinjve”, tha kryetari i komitetit Robin Walker. “Pa veprime të menjëhershme, më shumë fëmijë do të jenë në rrezik”, shtoi ai.
Por, aktivisti i sigurisë në internet, Ian Russell, vajza 14-vjeçare e të cilit Molly kreu vetëvrasje pasi kishte parë materiale të dëmshme në mediat sociale, tha se ndalimi i aksesit në telefon ose media sociale do të “bënte më shumë dëm sesa mirë” dhe se “dënonte fëmijët për dështimet e kompanive të teknologjisë për t’i mbrojtur ato”. /tesheshi.com/