Macron lidhur me bllokimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se presidenti francez nuk ka kërkuar vendosjen e vizave për Kosovën, siç u kuptua nga një deklaratë e tij gjatë një vizite në Tiranë, krah kryeministrit Rama në një konferencë për media.
Në një reagim për mediat, ambasada franceze në Kosovë njoftoi se theksi i deklaratës së Macron në Tiranë ishte më shumë në kërkimin e përgjegjësisë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç për sulmin e 24 shtatorit në Banjska.
“Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi nevojën që të dyja palët të tregojnë një frymë përgjegjësie. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti i Serbisë, Vuçiç që të dënojë ashpër aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në vendosjen e paqes në kufi”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Shtohet se Franca kërkon që sulmi i 24 shtatorit të hetohet plotësisht dhe autorët të dalin para drejtësisë.
Sipas përgjigjes së ambasadës franceze, Macron ka kërkuar nga Kosova që të angazhohet për përsëritjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
“Ai ka kërkuar nga të dyja palët që të angazhohen për riorganizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin e tyre në institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Ambasada franceze vazhdon duke thënë se Macron nuk e përmendi heqjen e vizave.
“Ai bëri thirrje për frymën e përgjegjësisë së presidentit të Serbisë, Vuçiç, dhe të njëjtat pritshmëri kishte edhe nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës. Pikërisht në këtë kontekst ai përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave, i cili ishte një gjest mirëbesimi, por që nuk kisha marrë përgjigje në këtë periudhë. Prandaj, ai pret që autoritetet e Kosovës, si dhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e tyre dhe të angazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme”.
Në një konferencë për shtyp në Tiranë, presidenti francez, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se është bërë një gjest besimi për vizat. /tesheshi.com/