Policia franceze njoftoi të shtunën se një protestues “jelekverdh” humbi njërën dorë prej një shpërthimi, me gjasë të një mjeti artizanal që e mbante me vete. Ngjarja ndodhi në protestën e radhës së tyre kur sërish pati përplasje e incidente, ku si pasojë pati 10 të arrestuar.
Kjo është fundjava e 13 që “jelekverdhët” protestojnë duke mos u ndalur, pavarësisht zhvillimeve politike. Arsyeja për të cilën ata dolën në rrugë nuk ekziston më, ndërkohë që presidenti Macron ka ndërmarrë një fushatë dialogimi kombëtar
Të shtunën, “jelekverdhët” u përleshën me pjesëtarë të forcave të sigurisë pranë Champs-Elysees dhe Asamblesë Kombëtare. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1094211569922334720