Meterologët parashikojnë rritje të temperaturave në ditët në vijim, por edhe stuhi që mund të përfshijnë zona të ndryshme të Shqipërisë.
Temperaturat pritet të kulmojnë të enjten, ndërsa në fundjavë parashikohen reshje dhe erëra të forta.
Sipas Meteoalb, në dy ditët e ardhshme vendi do të jenë në periferi të valës së të nxehtit duke bërë që temperaturat të ngjiten maksimalisht në 36 – 37°C.
Të dielën në mbrëmje dhe gjatë së hënës pritet një tjetër stuhi dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Por sërisht pas stuhisë, do të ketë një mot kryesisht të kthjellët dhe rënie e temperaturave me 5 – 6°C, më e ndjeshme në vlerat e mesditës./tesheshi.com/