Ballkani vazhdon të jetë një rajon i përplasjes se interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtar, deklaroi në Asamblenë e OKB-së presidenti malazez, Milo Gjukanovic, i cili la të kuptohet se stabiliteti i rajonit, është sot nën kërcënim.
Gjukanovic tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij europiane. Më herët, një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.
Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia. Edhe ndikimi rus konsiderohet nga vendet perëndimore si shumë problematik në Ballkanin Perëndimor. /tesheshi.com/