Ambasada Amerikane ka përcjellë një mesazh të fortë paralajmërues mbi nisjen punë të SPAK-ut në pak ditë, duke i premtuar opinionit shqiptar se do sheh rezultate në goditjen e korrupsionit në nivelet më të larta.
“Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të larta”, thuhet në mesazhin amerikan. Aty thuhet se janë shpenzuar 2 milion euro për këtë qëllim.
“Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur”, shkruan ambasada e SHBA.
Ndërkohë, paralajërimi amerikan shkon dhe presidentin Meta, i cili do duhet të dekretojë trupën e SPAK-ut, që mos hedhë “vickla kushtetuese” siç ka vepruar në tjera procese në kuadër të Reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/1996789940466268/?t=2