Presidenti Meta, duke i mëshuar idesë se ai po mbron Kushtetutën me vendimmarrjet e veta të diskutueshme, tha askush nuk mund ta cënojë atë.
“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi Kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial.
Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura.
Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese”, tha kreu i shtetit në një prononcim për gazetarët. Por më e rënda e gjuhës së tij, qe një paralajmërim i tij te i cili quajti si “bandë uzurpatore” mazhorancën e cila e zgjodhi president.
“Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore”, tha presidenti i zgjedhur pikërisht nga kjo “bandë”.
Ndërkohë, faktit se po parlamenti po bëhet gati ta shkarkojë, ai iu përgjigj me cilësimin e tij si ilegjitim. /tesheshi.com/