Dështimi i negociatatve ndërmjet donatorëve të mëdhej dhe qeverisë greke ka shkaktuar panik në shtetin helen.
Njerëzit e tronditur kanë mbajtur radhë nëpër bankomate që të tërheqin paratë, meqenëse ishte e premte pasdite dhe bankat ishin mbyllur.
Mediat greke nuk ndihmojnë aspak në këtë situatë, duke përhapur panik tek njerëzit për situatën në vend, një situatë të cilën opozita greke e kishte paralajmëruar me herët.
Të majtët e PASOK kundërshtojnë vendimin e kryeministrit Aleksis Tsipras për referendumin, pasi sipas kësaj force, ky veprim rrezikon të shtyjë vendin jashtë Bashkimit Europian. Duke i shkuar edhe më tej, përfaqësues të PASOK-ut bënë thirrje Tsipras për të dhënë dorëheqjen.
Sipas Kathimerini, njerëzit janë të lodhur nga kjo rrëmujë dhe të pasigurtë në lidhje me atë që mund të ndodhë javën e ardhshme./tesheshi.com/