Komandanti i detashmentit të snajperëve të Togës së Parë të pushkëve, rreshteri i vogël Sergei Tsarkov, i lindur në 1983 në Borzia, vdiq gjatë agresionit në Ukrainë, konfirmoi komisariati ushtarak i rajonit për mediat ruse.
“Sergei Igorevich Tsarkov shërbeu në skuadrën e qitjes me snajper. Ai ishte snajperi më i mirë në brigadë. Të gjithë e respektonin shumë, ishte profesionist, gëzonte autoritet. Askush nuk mund të besonte se kjo mund t’i ndodhte atij”, thanë në institutin ushtarak.
Rusët kanë konfirmuar se Sergei Tsarkov ka qenë pjesëmarrës i rregullt dhe fitues i Lojërave Ushtarake Ndërkombëtare në garën Sniper Frontier që nga viti 2016.
Kjo është një tjetër humbje e madhe e rusëve në fushëbetejë, pa llogaritur humbjet në radhët e oficerëve të lartë. /tesheshi.com/