Tajfuni Hagibis në Japoni ka lënë pas një situatë apokaliptike, ku të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 17 janë raportuan të zhdukur.
Shtëpitë e përmbytura, rrëshqitjet e dheut, rrjedhjet e egra të ujit, stuhi me shi, ishte ajo çfarë thuhet se nuk ishte parë deri më sot bë lindje të Japonisë.
Përmbytje të mëdha janë raportuar në rajonin qendror Naganu, ku argjinaturat janë çarë dhe lumi Chikuma ka përmbytur shtëpi që janë në ujë deri në katin e parë.
Banorët në ballkone thërrisnin për ndihmë, duke tundur shami të bardha ndaj helikopterëve të shërbimit në fluturim.
Rreth 7.3 milion japonezëve iu rekomandua evakuim, ku dhjetëra mijëra iu përgjigjë, duke u vendosur në salla sporti ku sigurohet ujë, ushqim dhe batanije.
Japonia godet nga 20 tajfunë çdo vit. Para Hagibis, Faxai vrau të paktën dy persona në fillim të shtatorit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në Chiba. /tesheshi.com/