Aktivistët e klimës shënjestruan pikturën e famshme të Johannes Vermeer “Vajza me një vathë perle” në një muze në Hagë, njoftoi transmetuesi holandez NOS, pa asnjë dëmtim në veprën e artit.
Në videot e postuara në rrjetet sociale, shihet njëri prej dy aktivistëve duke futur kokën në xhamin që mbron veprën e famshme të vitit 1665 dhe një aktivist i dytë që e mbulon me lëng të kuq. Dy personat kishin veshur bluza me sloganin “Just Stop Oil”.
Policia holandeze tha se tre arrestime ishin bërë në një muze, por nuk dha detaje.
“Policia u alarmua dhe tre persona u arrestuan. Gjendja e bordit u inspektua nga mirëmbajtësi ynë. Për fat të mirë, kryevepra e mbyllur me xham nuk u dëmtua”, tha muzeu.
NOW – Attack on Johannes Vermeer's famed "Girl with a Pearl Earring" painting at a museum in The Hague.pic.twitter.com/N9OgTEnYvb
— Disclose.tv (@disclosetv) October 27, 2022
Vepra e artit e ekspozuar në Muzeun Mauritshuis në Hagë nuk besohet të jetë dëmtuar, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP.
Protesta erdhi më pak se dy javë pasi aktivistët e “Just Stop Oil” hodhën supë në pikturën “Sunfloëers” të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës. Kjo pikturë ishte gjithashtu në një vitrinë të mbrojtur me xham të përforcuar. Kohët e fundit aktivistë të tjerë hodhën pure patatesh në një pikturë të Monet.
Në një video të postuar nga menaxhmenti i muzeut holandez, një nga aktivistët thotë: “Si ndiheni kur shihni diçka të bukur dhe të paçmuar duke u shkatërruar para syve tuaj? Kjo është e njëjta ndjenjë kur sheh planetin duke u shkatërruar,” shtoi ai.
Policia holandeze tha se tre arrestime ishin bërë në një muze, por nuk dha detaje.
Dy personat në video shihen në video të tjera duke u larguar nga vendi i ngjarjes nga policia. /tesheshi.com/