Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

El Clasico në shifra: 50 tregues nga derbi më i famshëm i botës mes klubeve

Nga te Sheshi
21/11/2015
në Kryesore, Sport
Reading Time: 5 mins read
A A
El Clasico në shifra: 50 tregues nga derbi më i famshëm i botës mes klubeve

Santiago Bernabeu do jetë sot arena e takimit të madh  ndërmjet dy rivalëve: Real Madrid – Barcelona, një derbi që ndiqet nga e gjithë bota, si të ishte një finale Botërori.

Dhe, historia e përballjes mes tyre është e mbushur me shifra dhe data.

Tesheshi.com, ju përcjell 50 prej tyre:

1. Dy skuadrat janë ballafaqur gjithsej 85 herë në tempullin Santiago Bernabeu, me një bilanc prej 52 fitoreve të skuadrës Real Madrid dhe 18-të Barcelonës. 15 takimet e tjera dy skuadrat kanë nënshkruar paqen.

2. Gjatë këtyre përballjeve, Real Madrid ka realizuar 179 gola, ndërsa Barcelona 99.

3. Barcelona ka tetë ndeshje rradhazi që nuk ka dalë nga Bernabeu pa realizuar të paktën një gol. Në qoftëse realizon edhe një të tillë sot, do thyejë rekordin ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid.

4. Rafael Benitez do bëhet trajneri i 43-të në historinë i Real Madrid-it që është ballafaquar të paktën njëherë me Barcelonën.

5. Që nga sezoni 2008/09, asnjëherë më nuk janë ballafaquar dy trajnerë spanjollë së bashku. Atëbotë, Juande Ramos (Real Madrid) sfidonte Pep Guardiola-n (Barcelona).

6. Në qoftëse argjentinasi Lionel Messi arrijë të realizojë gol, do bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e klasikes spanjolle gjatë përballjeve në La Liga.

7. Cristiano Ronaldo ka realizuar në tre përballjet e fundit ndaj Barcelonës. Në total, portugezi i ka realizuar 7 gola në 12 ndeshjet e zhvilluara në La Liga.

8. Claudio Bravo ka rekord negativ në përballjet që i ka zhvilluar ndaj Real Madrid-it. Kiliani ka pësuar  34 gola nga madrilienët, 21 prej tyre në Santiago Bernabeu.

9. Cristiano Ronaldo është futbollisti që i ka realizuar më së shumti gola Claudio Bravo-s, 11 në tetë ndeshje.

10. Trajneri i Real Madrid-it, Rafael Benitez në të kaluarën është përballur 10 herë me Barcelonën dhe ka një bilanc prej 3 fitoreve, 6 disfatave dhe një barazimi. Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve është ballafaquar një herë, me ç’rast ka një fitore dhe një humbje.

11. Në karrierën e tij prej futbollistit, Luis Enrique, tani trajner i Barcelonës, është ballafaquar 7 herë me skuadrat e drejtuara nga Rafael Benitez. Bilanci flet në të mirë të teknikut azulgrana, që ka katër fitore, dy disfata dhe një barazim.

12. Kaylor Navas është ballafaquar tri herë me skuadrën e Barcelonës në La Liga dhe në asnjëherën prej tyre nuk ka regjistruar një rezultat pozitiv, për më tepër ka pësuar 9 gola.

13. Nga treshja sulmuese e Barcelonës e njohur si MSN, vetëm Messi ka arritur ta mposhtë kostarikanin në dy përballje me nga një gol.

14. Ndërkohë, BBC – sulmi i Real Madrid-it, ka realizuar 12 gola në 7 përballje ndaj Barcelonës. Ronaldo 7 dhe Benzema 5.

15. Bale ende nuk ka arritur të realizojë asnjëherë ndaj Barcelonës, në kampionatin spanjoll, ndërkohë që ka realizuar një gol në finalen e Kupës së Mbretit.

16. Ndeshja ndaj Real Madrid-it, do jetë e 50 e Luis Enriques në stolin e Barcelonës dhe ka regjistruar një bilanc fantastik prej 39 fitoreve, 4 barazimeve dhe 6 disfatave.

17. Në rast se pritet të zbarkohë në fushën e blertë, për Pepe-n do jetë ndeshja e 200-të, me fanelën e Real Madrid-it.

18. Real Madrid nuk ka triumfuar në dy “El Clasico” rradhazi që sezoni 2007/08.

19. Tre golat e realizuar nga Cristiano Ronaldo në shtëpi ndaj Barcelonës, kanë qenë nga penalltia.

20. Ndeshja e së shtunës do jetë e para pa dy legjendat e klubeve respektive, Iker Casilas dhe Xavi Hernandez, pas sezonit 1999/00.

21. Në total, 9 futbollistë aktual të Barcelonës, ia kanë arritur qëllimit t’i shënojnë të paktën njëherë Real Madrid-it.

22. Ndërkohë, gjashtë futbollistë të Real Madrid-it, kanë realizuar të paktën njëherë ndaj Barcelonës.

23. Real Madrid është skuadra e preferuar e mbrojtësit të Barcelonës, Jeremy Mathiu, i cili i ka realizuar tre herë madrilienëve në 9 përballjet.

24. Do të jetë hera e 20-të që Barcelona udhëton në Bernabeu si lider i kampionatit.

25. Gjatë, këtyre 20 vizitave, Barcelona ka dalur 12 herë e mposhtur nga Bernabeu, katër takime patën përfunduar baras dhe vetëm tri prej tyre ka triumfuar.

26. Messi është vetëm një gol larg të arrijë legjendën Telmo Zarra, si lojtari që ka shënuar më së shumti në Bernabeu, gjatë histories së El Clasico-ve, me nëntë gola.

27. Kjo është përballja e katërt nga sezoni 2004/05, që përballjet ndërmjet Real Madrid-it dhe Barcelonës zhvillohen në javën e 12-të.

28. Në këtë përballje, Barcelona doli si fitimtare me katër fitore.

29. Përballjen e 21 nëntorit të vitit 1954/55, e pati fituar Real Madrid me shifrat 3-0.

30. Goli i fundit i futbollistit Andres Iniesta në kampionatin spanjoll është realizuar pikërisht ndaj Real Madrid-it, në Santiago Bernabeu para dy sezonesh.

31. Në qoftëse, Cristiano Ronaldo arrinë të realizojë të paktën një gol, tejkalon legjendën madriliene Hugo Sanchez në pozitën e tretë të golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll.

32. Futbollisti që është ballafaquar më së shumti me argjentinasin Lionel Messi, është Sergio Ramos. Në 18 përballje sa janë ballafaquar mes vete, 10 kanë përfunduar në favorin e blaugranasit, pesë në të mirë të madrilienit dhe tri përballjet e tjera kanë përfunduar në paqe.

33. Messi dhe Cristiano Ronaldo janë ballafaquar në kampionat 12 herë, në këto përballje portugezi ka realizuar 7 gola, ndërsa argjentinasi 8.

34. Rezultati 2-1, është më i përsërituri në histori të klasikeve.

35. Kjo do jetë përballja e tretë që Fernandez Borbalan do ta drejtojë sfidën ndërmjet Real Madrid-it dhe Barcelonës, në dy rastet e kaluara triumfuan katalanasit.

36. Bilanci i Real Madrid-it me këtë gjyqtar është: 17 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje.

37. Ndërkohë, Barcelona numëron 24 fitore dhe katër disfata.

38. Fernandez Borbalan është gjyqtari që ka ndëshkuar më së shumti Messi-n, në kampionat, gjithsej tri herë.

39. Gento, është futbollisti i Real Madrid-it, që është përballur më së shpeshti me Barcelonën, gjithsej 31.

40. Ndërkohë, Xavi tek blaugranasit regjistron 29 përballje ndaj madrilienëve.

41. Messi, nuk ka munguar në asnjë përballje me Real Madrid-in në kampionatin spanjoll që nga sezoni 2007/08.

42.  Në dy klasiket e fundit të zhvilluara në Bernabeu janë akorduar katër penalti.

  1. Lojtari i fundit spanjoll në rradhët e Real Madrid-it që ka realizuar gol ndaj Barcelonës, është Sergio Ramos në sezonin 2012/13.44.  Në qoftëse Real Madrid humbet ndeshjen, Ramos bëhet futbollisti me më së shumti humbje në shtëpi ndaj Barcelonës.45. Daniel Alves me 14 fitore është futbollisti që ka mposhtur më së shpeshti Real Madrid-in, në histori të La Ligas.

    46. Santiago Bernanbeu është njëri nga stadiumet që nuk ka regjistruar asnjë fitore si trajner, Luis Enrique.

    47. Sergio Roberto është futbollisti i vetëm i Barcelonës, që nuk ka arritur të shijojë asnjë fitore përballë Madrid-it në La Ligas.

    48. Në katër përballjet e shkuara, Barcelona ka realizuar gjithmonë gol e para.

    49. Në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar Messi ndaj Real Madrid-it, vetëm një herë është zëvendësuar.

    50. Asnjë futbollist i Barcelonës në histori nuk është ndëshkuar më shumë se dy herë në “El Clasico”, ndërkohë Roberto Carlos dhe Sergio Ramos tashmë numërojnë të paktën nga dy kartonë ngjyrë kuqe.

    Përgatiti: Drilon Sylejmani – /tesheshi.com/

 

Të ngjashmeLajme

Ikja e një legjende ringu
Sport

Ikja e një legjende ringu

02/04/2023
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani
Ekonomi

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm
Individualitet

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Lajme të tjera
Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton rezolutën e Francës: u bën thirrje shteteve për luftë kundër ISIS-it

Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton rezolutën e Francës: u bën thirrje shteteve për luftë kundër ISIS-it

Nga një gjysh që peshonte 127 kilogramë, tashmë askush nuk e njeh

Nga një gjysh që peshonte 127 kilogramë, tashmë askush nuk e njeh

Operacion masiv i policisë franceze në Paris: tre të vdekur, plagosen dhe policë

Armët e sulmeve të Parisit erdhën nga Serbia: e konfirmojnë nga Brukseli

TË FUNDIT

Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

3 orë Më parë
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

4 orë Më parë
Ikja e një legjende ringu

Ikja e një legjende ringu

4 orë Më parë
Ukrainë: një autoritet kishtar nën akuzë

Ukrainë: një autoritet kishtar nën akuzë

15 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist