Ish-kreu i Agjencisë Kundërkorrupsionit, Hasan Preteni ka reaguar ashpër ndajë vendimit të qeverisë për të paguar qira për Kishën Ortodokse Serbe në emër të objektit të AKK-së.
Preteni, thotë se objekti i Anti-korrupsionit është pronë e shtetit të Kosovës dhe jo e Kishës Ortodokse, ndërsa hedh një mori akuzash mbi krerët e institucioneve, si dhe ndajë vetë drejtuesit aktual të AKK-së, Shaip Havolli.
“O mjerana, o të tërbuar, o ju që bëni gjithçka vetëm për të mbetur në pushtet. Agjencia kundër Korrupsionit është duke shfrytëzuar objektin që është pronë shtetërore, janë dëshmitë, e dinë Kisha për këtë. Janë provat, unë sa isha drejtor i Agjencisë kam ushtruar kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe Ministritë të Pushtetit Lokal. O mjerana, Agjencia është në objekt shtetëror, nuk është i kishës. O Shaip Havolli, i deleguar i SHIK-ut vepro, e di që e ke siguruar vendin në polici, vepro o mjeran, shkele interesin privat e shikoje interesin publik, harroji banesat, harroji shtëpitë, harroji bizneset, harroji kolegët që po pasurohen në emër të Agjencisë, o mjeran kfjellu”, ka shkruar Preteni në Facebook. /tesheshi.com/