Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm para pak vitesh, është shprehur gjuhëashpër ndaj BE-së që sipas tij ende s’i ka vizat me Kosovën. Sipas tij, ky durim ka një kufi.
“Sot 10 vite më pare, Kosova filloi dialogun për liberalizimin e vizave. BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më të re dhe më pro-evropiane, pavarësisht nëse janë plotësuar kushtet apo jo. Evropa duhet të veproj!! Durimi ka kufi!”, ka shkruar Pacolli në FB. /tesheshi.com/