Behxhet Pacolli, në rolin e një biznesmeni dhe bamirësi, zbriti në Thumanë për të parë nga afër kantieret e punës së Rindërtimit, ku ai, me financimin e tij, do dhurojë me dhjetra apartamente për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Kryeministri Rama e shoqëroi atë duke i detajuar gjithë ecurinë e deritanishme.
“Ke qenë i pari që ke ardhur pas katastrofës, ke treguar bujari shumë të madhe, këtu ka nisur puna dhe ka ecura goxha, siç e sheh se ti je njohës shumë i mirë i kësaj fushe.
Janë hapur të gjitha kanalet për të vendosur sistemet ujit energjisë e me radhë, ka filluar puna me banesat individual”, tha i pari i qeverisë.
“Shumë mirë që çdo gjë qenka gati, këtu gjen të gjitha burimet energjitike, rrugët janë të pregatitura, asfalti shtohet kur ndërtimi mbaron, sa për ndërtesat do implementojmë projektin që kemi përgatitur”, theksoi Pacolli. /tesheshi.com/