Ekziston ankthi se në Mariupol mund të jetë shkaktuar një masakër nga rusët, më e rënda ne civilë deri me tani. Bëhet fjalë për bombardimin e një godine teatrore, ku thuhet se ishin strehuar reth 1 mijë civilë.
Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se streha e teatrit ishte “streha më e madhe në numër dhe madhësi në qendër të qytetit”.
“Sipas të dhënave paraprake aty fshiheshin më shumë se 1 mijë persona. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve nuk dihet”, tha Andriushchenko.
CNN e gjeti imazhin dhe konfirmoi se ishte një teatër.
“Është ende e pamundur të vlerësohet përmasat e këtij akti të tmerrshëm dhe çnjerëzor, sepse qyteti vazhdon të bombardojë zonat e banuara. Bëhet e ditur se pas bombardimeve është shkatërruar pjesa qendrore e Teatrit të Dramës, si dhe hyrja në strehën e godinës”, thuhet në njoftim.
Sipas CNN, zyrtari rajonal shkroi:
“Fati i qindra njerëzve në teatrin e bombarduar në Mariupol nuk dihet”. /tesheshi.com/