Kievi po përjeton orë an ankthi, pasi forcat ruse pos që po i afrohen kryeqytetit me një autokolonë të gjatë gati 60 km, po shpeshtojnë dhe goditjet nga ajri drejt objektivave të caktuar.
Sipas raportimeve, forcat ushtarake ruse goditën nga ajri zonën përreth kullës televizive në Kiev.
Rusët po përpiqen të ndërpresin të gjitha mundësitë e mundshme të komunikimit dhe lidhjes për banorët e Kievit në mënyrë që të përhapin kaos dhe panik.
JUST IN: Another video of the shelling of a TV tower in Kyiv, Ukraine.#Kyiv #Ukraine pic.twitter.com/iZ7ailZT1Q
— WhiteMarch (@WhiteMarchINT) March 1, 2022
Nga informacionet e para që vijnë, sinjalet e kanaleve në Kiev janë ndërprerë.
#PutinWarCriminal just now destroyed #Kyiv TV tower. Unbelievable. Horrible. #Ukraine #StopWarInUkraine #StandingWithUkraine #PutinHitler #SaveUkraine pic.twitter.com/pjxYzX6w06
— Julia Gorodetskaya (@gorodetskaya) March 1, 2022
Në një postim në Facebook, Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës konfirmon sulmin, duke theksuar se për një kohë kanalet televizive nuk do të funksionojnë. Ajo shton gjithashtu se transmetimi rezervë i disa kanaleve do të aktivizohet menjëherë.
“Armiku po sulmon kryeqytetin! Kulla televizive e Kievit është dëmtuar nga dy raketa, sipas raporteve fillestare. Nënstacioni i transformatorit, i cili furnizon me energji kullën e televizorit, si dhe materiali i vetë kullës televizive janë dëmtuar”, tha kryebashkiaku i Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët një sulm ndaj Qendrës së Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe Qendrës së Informacionit dhe Operacioneve Psikologjike të Forcave të Armatosura me armë të precizionit të lartë në Kiev.
Moska madje paralajmëroi banorët që jetojnë pranë kullave të komunikimit pranë selisë në qendër të Kievit që të largohen nga shtëpitë për sigurinë e tyre.
Unbearable scenes at Kyiv central station. Old people, kids, disabled people, pets, this train is already packed full. People fear it could be the last chance to flee. pic.twitter.com/pOc5tx1kCH
— Shaun Walker (@shaunwalker7) March 1, 2022
Të rinj, të moshuar, fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, disa duke mbajtur kafshët shtëpiake në krahë, përpiqen të hipin në trenin i cili tashmë është plot me pasagjerë pasi kanë frikë se ky mund të jetë shansi i tyre i fundit për t’u larguar nga Kievi.
Chaotic, desperate scenes at Kyiv Central Railway as people scramble for limited space on trains going west. Can’t believe what I’m seeing. A mother was just briefly separated from her child on the platform and her scream was something I’m not sure I can find words to describe. pic.twitter.com/RKNFifZj2n
— Christopher Miller (@ChristopherJM) March 1, 2022
Sipas CNN, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi të martën në një video-mesazh se “armiku është në periferi të kryeqytetit”, duke shtuar se ushtria ukrainase “po përgatitet të mbrojë Kievin”.
“Forcat tona të armatosura dhe forcat e mbrojtjes territoriale po luftojnë heroikisht për tokën tonë”, tha Klitschko. /tesheshi.com/