Kryeministri hungarez Viktor Orban ka lëshuar një tjetër deklaratë kontraverse, duke i cilësuar kolegët e tij të djathtë në PPE si “idiotë të dobishëm”. Kjo, pasi kërkesës për përjashtimin e partisë së tij nga grupimi i Partive Popullore Europiane, në të cilën është e anëtarësuar dhe PD-ja shqiptare.
“Ata që bëjnë thirrje për përjashtimin e Fideszit, me fjalorin e Leninit, janë idiotë krejtësisht të dobishëm. Ata besojnë se po udhëheqin një betejë shpirtërore ndërsa, në fakt, i shërbejnë interesave të të tjerëve, domethënë interesave të kundërshtarëve tanë”, deklaroiu Orban.
Ndërsa sa për akuzat për anti-semitizëm prej tij, referuar luftës ndaj George Soros, Orban tha: “nuk mund të bëj asgjë për faktin se George Soros, hungarez me origjinë hebreje”. /tesheshi.com/