Kryeministri hungarez Viktor Orban tha në Budapest se do të kërkojë të bashkëpunojnë me zv/kryeministrin italian Matteo Salvini, sepse Evropa, siç tha ai, pas zgjedhjeve mund të kenë nevojë për liderë të cilët kundërshtojnë imigracionin.
Orban gjatë një konference shtypi me sivëllain e tij politik, Salvinin tha se nëse Partia Popullore Evropiane lidhet me partitë e majta pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, do të jetë e vështirë që partia e tij Fidesz ta gjejë veten në atë grup.
Salvini dhe Orban folën për mbështetje të ndërsjelltë para zgjedhjeve të Parlamentit Europian.
Është parashikuar që Fidesz të fitojë 67 përqind të ulëseve hungareze në PE, ndërsa Salvini synon 30 për qind të vendeve. /tesheshi.com/