Televizioni Ora News njofton se presidenti Thaçi i ka lënë intervistën përgjysmë gazetares Beti Njuma, gjë të cilën e cilëson si “skandal”.
Në lajmin e këtij televizioni thuhet se “Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të RTV Ora News, Beti Njuma.
Kjo ndodhi kur presidenti është pyetur për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala.
Kur presidentit Thaçi iu bë pyetja lidhur me sondazhin ‘Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi’, mësohet se Thaçi është larguar duke ndërprerë intervistën.
Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.
Beti Njuma e pyeti “Përse ishte ky perceptim i publikut?
Mësohet se sapo ka dëgjuar pyetjen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.
Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe Presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më pare”, sqaron Ora News. /tesheshi.com/