Opozita llogarit që ta rrëzojë Ramën edhe me forcë, ndonëse pa armë. Kjo është pohuar nga një prej eksponentëve të saj, Ervin Salianji, sipas të cilit këtë e pranojnë dhe manualet e demokracisë.
“Pa diskutim pushteti nuk merret me forcë, por po e padiskutueshme është që qeveritë rrëzohen më forcë, me forcën e popullit të bashkuar. Populli që të ka emëruar, kur nuk përfaqëson interesat e tij, të largon. Jo një herë katër vjet, por mandatet e keni parë që ndërpriten edhe me forcë. Largimi i qeverisë nga populli bëhet edhe nëpërmjet forcës dhe unë mendoj që jemi padyshim në këto kushte. Që qeveria duhet të largohet me çdo mjet, me forcën e popullit të bashkuar.
Unë po them në kuptim që e njeh të gjithë manuali politik apo i mosbindjes civileve, nuk po them që duhet të marrim armët dhe as nuk duhet shkuar përtej limiteve”, tha Salianji në “Pyetje nga Babaramoo” në A1 Report.
Kjo deklaratë e tij pason atë të presidentit Meta, i cili ditë më parë përmendi dhe “kapjen e armëve”, jo nga politika por nga populli sipas tij.
Por ndërkohë, duke iu referuar këtij të fundit, opozita dështo në afro 6 muaj protestë që motivonte një mobilizim mbarëpopullor kundër qeverisë, gjë që ka çuar dhe në ndëprerjen e aksionit politik të rrugës. /tesheshi.com/