Policia e Durrësit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Kontenieri”, duke sekuestruar 89 kg hashash dhe arrestuar 39-vjeçarin, Arben Balliu, banues në Kameras, Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh.P. 42 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.
“Në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur Krastë, në afërsi të një guroreje, brenda një kontenieri u arrestua në flagrancë shtetasi A.Balliu pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kontenier u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 14 thasë me peshë rreth 89 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë. /tesheshi.com/