Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një raport të saj të publikuar sot ka akuzuar Maqedoninë se shkel një varg të drejtash të njeriut dhe ende përdor torturën dhe mjetet e dhunës në ambjentet e paraburgimit.
Komiteti i tw Drejatve tw Njeriut dhe kundër Torturave pranë OKB-së, nga mesi i këtij muaji kërkoi që të hapen hetime të reja për rastin e gjashtë shqiptarëve të zhdukur gjatë konfliktit të vitit 2001.
Bashkëpunëtori i tesheshi.com në Gjenevë, bën të ditur se ky komitetit ka vlerësuar se sipas të drejtës ndërkombëtare rastet e krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe torturës nuk vjetërsohen dhe nuk mund të mbyllen me amnesti.
Në raport thuhet se kush ka shkelur të drejtat e njeriut duhet të dënohet. Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kunder Turturave ne Gjenevë ka paraqitur vërejtjet përfundimtare për raportin e tretë periodik të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Në këtë raport, në mënyrë të detajuar përmenden shkelje pas shkeljesh nga qeveria dhe autoritetet e shtetit. Dokumenti bën të ditur se ende policia e Maqedonisë ushtron torturën në paraburgime dhe burgje.
Nuk respektohen të drejtat politike, si ajo e zgjedhjes pasi regjistrimi i popullsisë është i manipuluar si dhe zgjedhjet zhvillohen në mënyrë të parregullt. Përmenden më pas shkelje të të miturit barazinë gjinore etj.
/tesheshi.com/