Një udhëtim i gjatë, i përballuar me zemër në dorë dhe shumë guxim. Ky djalosh afgan ka treguar gjithë dashurinë e tij kundrejt kësaj gruaje duke e shtyrë atë me karrocë nga shteti i tyre deri në Hungari.
Siç tregohet në BBC, i riu ka përballuar mijëra kilometra dhe shumë vështirësi, me tepër guxim. Ai nuk e ka bërë i vetëm këtë rrugë, por pranë gjyshes së tij, për të cilën ka sakrifikuar shumë, duke e shtyrë në karrocën me rrota, në të cilën e moshuara është e detyruar të jetojë, për shkak të pamundësive të lëvizjes. Dhe gjithçka nuk ka përfunduar, pasi udhëtimi i tyre vijon ende.
Djaloshi u kap nga ana e medieve, të cilat filmonin dhe transmetonin historitë e personave që kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin nga Serbia në Hungari. Megjithatë, Gjermania k konfirmuar se ka pezulluar marrëveshjet me Dublinin, në lidhje me azilantët dhe për të mbledhur të gjitha kërkesat e sirianëve, për leje qëndrimi në Gjermani./tesheshi.com/