I shpallur emergjencë shëndetësore globale në shkurt të këtij viti, tani, shumë muaj më pas, në nëntor, virusi Zika nuk është më i tillë.
Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e pranon se ai mbetet një problem afatgjatë, përsëri deklaron se virusi Zika nuk është më një emergjencë.
“Virusi Zika mbetet një problem tejet domethënës dhe afatgjatë, por nuk është më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar,” ka thënë David Heymann, drejtuesi i komitetit të emergjencës së OBSH-së.
Sipas OBSH-së, që prej shpërthimit të virusit në mesin e vitit 2015, prej tij janë infektuar më shumë se 1.5 milionë njerëz, përgjithësisht në Brazil, e më shumë se 1.600 fëmijë kanë lindur me mikrocefali që nga viti i fundit.
Brazili, si vendi i epiqendrës së epidemisë, lajmëroi të premten përmes ministrit të Shëndetësisë se do të vazhdonte ta trajtonte atë si emergjencë. /tesheshi.com/