Ish-basketbollisti amerikan, ylli i Lakers Star, Kareem Abul-Jabbar është një nga 21 personat që këtë vit kanë marrë nderimin më të lartë kombëtar që i jepet një civili, “Medaljen Presidenciale të Lirisë”.
“Arsyeja pse sot e nderojmë Kareemin nuk janë thjeshtë një palë syze dhe një palë atlete,” tha Obama. “Ai qëndroi i palëkundur në mbrotje të besimit të tij musliman në një kohë kur nuk ishte aspak e lehtë,” shtoi ai.
Yllit të basketbollit amerikan, 6 herë kambion i NBA, 6 herë kampioin i MVP-së, 19 herë i All-Stars (kampionate amerikane), pikëshënuesit më të mirë të të gjitha kohërave dhe ambasadorit kulturor të Amerikës në OKB, tani i shtohet edhe ky nderim i lartë.
Por duket se sfida më e madhe Obamës gjatë ceremonisë ishte si të arrinte t’ia vinte medaljen në qafë legjendës 2.13 metra të gjatë.
“Fizikisht, intelektualisht dhe shpirtërisht, Kareemi është unik në llojin etij,” ka thënë Obama. “Ai është një amerikan që ka ndriçuar liritë tona më themelore dhe aspiratat tona më të larta.”
Në ceremoninë e mbajtur në Shtepinë e Bardhë, Presidenti amerikan Barak Obama ua dorëzoi medaljet e fundit si president emrave të mëdhenj të Hollywood-it, botës së sportit, filantropisë dhe fushave të tjera.
Ndër personat qe u nderuan me këtë çmim ishte edhe aktori i njohur Robert De Niro. /tersheshi.com/