Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dërgon një mesazh lidershipit të ri qeverisës së Maqedonisë së Veriut pas qëndrimit sfidues të treguar së fundmi nga kryeministri në pritje Mickoski dhe presidentja e re Gordana Silianovska.
“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet”, tha Mitsotakis dhe shtoi:
“Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijnë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës”, rrugë e cila siç thotë ai “kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”.
Kujtojmë se një “kërcënim” të tillë, Greqia po e bën dhe ndaj Shqipërisë për çështjen “Beleri”.
Athina dhe Shkupi po u rikthehen tensioneve të vjetra, pasi fituesit e rinj të pushtetit në Maqedonim VMRO-ja e djathtë, nuk po pranon që të njohë emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, vendosur në Marrëveshjen e Prespës mes Zoran Zaevit dhe Aleksis Tsiprasit, pra dy kyeministrave të kaluar.
Marrëveshja u kontestua dhe nga Demokracia e re greke, atëherë në opozitë, por tani në pushtet ajo po kërkohen që emri i ri të ruhet i pacenuar nga pushteti i ri në Shkup.
Reagimi i Mitsotakisit vjen një ditë pas Mickoski foli me gjuhë nacionaliste në sfidim të hapur të Greqisë, në lidhje me identitetin maqedonas. /tesheshi.com/