Një plan diete i përdorur nga artistja amerikan Beyonce është shpërndarë me të madhe në media dhe ka marrë shumë bujë. Megjithatë, ai është quajtur “i rrezikshëm” nga nutricionistët.
Këngëtarja “bën be” në programin 22-ditor të dietës vegane për përmirësimin e peshës trupore, përmes së cilës erdhi në formë pas lindjes së binjakëve.
Sipas ekspertëve të ushqimit, plani i ushqyerjes që e përdorte ajo i ngjante stilit jetësor të bimëve, e jo të njerëzve”.
Këngëtarja publikoi një video promovuese ku shpjegoi se ajo po “mbijetonte” pa bukë, pa karbohidrate, pa sheqer, pa qumësht, pa mish dhe pa peshk”.
“Jam e uritur,” shtoi ajo në video.
Plani i saj dietal është kritikuar më tepër për faktin se zonja në fjalë ka shumë impakt tek të rejat, të cilat po që se do të përdornin dietën e saj, do të mund të vuanin nga sëmundjet e lidhura me çrregullim ushqimi. /tesheshi.com/