“Koço Kokëdhima do të jetë rivali i Edi Ramës në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste sipas parimit “një anëtar një votë” që do të bëhen pas kongresit të muajit janar”.
Deputetë të PS-së kanë hapur këtë lajm për qarqe mediatike por burime pranë stafit të zotit Kokëdhima kanë mohuar këtë mundësi duke e cilësuar të pavërtetë.
Nëse do të hynte në garë thjesht si deputet dhe anëtar i Asamblesë Socialiste, atëherë hyrja e Kokëdhimës në kryesinë e PS-së do të paragjykohej si një përkrahës i Ramës.
Por nëse do të ndodhte Kokëdhima do të sfumonte edhe Ben Blushit që është shfaqur prej kohësh si oponent i Edi Ramës, pikërisht prej ofertës së gjerë mediatike që arrin të marrë reth vetës.
Kokëdhima nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një Maqo Lakror i dytë, kur rivali i Edi Ramës, pas kandidimit në vitin 2009 u zhduk nga jeta politike. Së pari, Kokëdhima sapo ka hyrë në politikë dhe së dyti deputeti i Bregut, botuesi i gazetës Shekulli nuk do ta linte t’i shpëtonte një rast që edhe pse do të sillte kundërshti do ta vinte në qendër të vëmendjes.
/tesheshi.com/