E sigurt, Elseid Hysaj është gjithnjë e më shumë një emër i lakuar në mediat e huaja, si një prej futbollistëve shqiptar më të kërkuar. Zërat për mundësinë e një kalimi në ekipin e Manchester United mesa duket nuk janë më thashetheme, por një e vërtetë e garantuar.
Gazeta “Daily Star” i ka kushtuar nje shkrim te plotë interesimit të Hoze Murinjo, për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Sipas tabloidit britanik konfirmohet se homologet italianë, tekniku i “djajve te kuq” ka planifikuar një ofertë për Napolin, një shumë prej 30 milionë eurosh. Hoze Murinjo nuk ka në planet e tij tashmë dy mbrojtës, italianin Darmian dhe Smolling, te cilët është gati t’i përjashtojë nga ekipi, si pasojë e mungesës së performancës së tyre, në ndeshtjet e fundit.
Prestigjozja “Daily Star” shkruan se Hysaj është vlerësuar si një zgjidhje në të majtë të mbrojtjes, por mund të operojë edhe në qendër të prapavijës.
Në shkrim thuhet se ai u ble per vetëm 5 milionë euro nga Empoli, ndërsa ka nënshkruar një kontrate afatgjatë me Napolin, por që mund të tundohet nga një ofertë e madhe. Ndërkohë, Napoli është duke u interesuar edhe për mbrojtësin e Paris SG, Serge Aurier, i cili mund të zëvendësohet me Hysaj në merkaton e janarit./tesheshi.com