Ish-lideri demokrat e njëherësh ish-kryeministri Berisha, ka lënë të kuptuar se e ka seriozisht një kthim zyrtar në krye të PD-së.
Pra, nuk është shaka deklarimi i tij i pak ditëve më parë, siç e intepretuan disa figura demokrate.
“Besoj se pasi kam shprehur qëllimin tim për parakohësinë e saj kjo nuk do të nxjerrë më të ndarë, por të bashkuar. Kandiatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre çka është normale, por janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe vendin. Unë jam konsistent në deklaratat e mia”, tha Berisha pasi votoi për kreun e ri të PD-së.
Kjo përbën një tjetër situatë paradoksale në këtë forcë, pasi ndërsa votohet për kryetarin e tij, i vjetri shpreh ambicien për rikthim pa qenë në garë. /tesheshi.com/