Edhe në protestën e së dielës, atë të 7-ën në radhë, kreu demokrat Basha bëri ftesën e çuditshme për të mbajtur një minutë heshtje për nder të agjeruesve. Në rrethana të tjera do ngjante me një lapsus, por siç mund të shihet, siç në fakt e tha dhe në protestën pararendëse, ai e bën këtë ftesë me plot seriozitet e solemnitet bashkë.
Siç dihet, “1 minutë heshtje” përbën një akt kortezialiteti vetëm në nderim të dikujt që ka ndërruar jetë.
Ftesa për “1 minutë” heshtje në rastin e protestës, do ishte vetëm ajo që, nëse atë çast thirrej ezani, përcillej ftesa për heshtje në respekt të thirrjes klasike islame për t’ju falur Zotit.
Por nuk është e tillë; është një revolucionalizimi i 1-minutëshit mortor nga ana e Bashës, që iu referohet të gjallëve. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/zyrtare.mk/videos/810977515941928/?t=12